Çfarë i lidh kampionët e botës me Lushnjën? Sot u larguan 3 “myzeqarët” e fundit
Ndërsa futbollistët e Interit shijojnë ditën e pushimit, drejtuesit e klubit, trajneri dhe stafi teknik po punojnë me orë të plota. Presidenti Marotta, Drejtori Sportiv Ausilio, zv/drejtori Sportiv Baccin dhe trajneri Chivu paraditen e kësaj të marte kanë zhvilluar një takim në selinë e klubit për të folur për të ardhmen afatgjatë, organzimimin e sezonit të ardhshëm si dhe për temën që apasionon më shumë tifozët që është merkatoja e transferimeve.
Idetë janë të qarta, por është më mirë që niset planifikimi i asaj që do të jetë një merkato shumë impenjative duke parë se disa futbollistë do të largohen me parametra zero dhe të tjerë që do të vijnë për t’i zëvendësuar, pa llogaritur këtu ata lojtarë që do të rikthehen nga huazimi dhe që do të duhet të sistemohen sërish si dhe situatat në ekip që duhen vënë në vend
Kush do të largohet nga Interi në verë? Përsa iu përket largimeve, janë të sigurta ato të Acerbit, Sommer dhe Darmian të cilëve iu skadon kontrata. De Vrij mund të rinovojë dhe të qëndrojë, ndërsa Mkhitaryan që është edhe ai në mbyllje të kontratës, do të duhet të zgjidhë dilemat; do të tërhiqet apo do të vazhdojë të luajë. Situata e Josep Martinez është në evoluim e sipër; spanjolli dukej i destinuar të largohej, por fitoi terren dhe mund të bëhet portieri titullar. Edhe çështja e Alessandro Bastonit nuk është e mbyllur, Barcelona hoqi dorë dhe tani duhet kuptuar nëse do të jetë një zgjedhje përfundimtare apo jo. Interi dëshiron ta mbajë dhe do të lejonte largimin e tij vetëm në rast të një oferte mbi 60 milionë euro. Ndërsa për Davide Frattesi duket se është momenti i duhur për t’u larguar, ndërsa ai që duket se do të qëndrojë edhe pa rinovim të kontratës është Hakan Calhanoglu. Për t’u monitoruar është situata e Luis Henrique i cili do të lejohet të largohet për 25-30 milionë euro si dhe ajoi e Denzel Dumfries që ka një klauzolë në kontratën e tij prej 25 milionë eurosh e vlefshme në korrik. Përsa i përket repartit të sulmit nuk do të ketë revolucion, të gjithë janë të konfirmuar, Sebastiano Esposito u transferua përfundimisht te Cagliari pasi ky i fundit siguroi qëndrimin në Serie A
Kush do të vijë te Interit nga merkato? Guglielmo Vicario ishte në pole position për portën, por në fund mund të qëndrojë Josep Martinez. Në këtë pikë duhet një zëvendës i tij me eksperiencë; u fol për Provedel, Falcone e madje edhe për De Gean. Në mbrojtje u ble Akanji, ndërsa për në qendër të repartit difensiv emrat që lakohen janë ata të Solet dhe Muharemovic. Më larg është Gila që pëlqehet edhe nga Milan. Në mesfushe pëlqehet Curtis Jones pavarësisht rezistencës së Liverpool, ndërkohë që mund të lakohet sërish emri i Manu Kone që Roma mund ta largojë përpara 30 qershorit për shkak të Fair Play Financiar(por një kualifikim i mundshëm në Champions mund të ndryshojë planet e verdhekuqve), Aleksandar Stankovic do të blihet dhe pëlqehet shumë nga Chivu, por nëse ndonjë klub i Premier League do të vinte me ndonjë ofertë mbi 35 milionë euro, klubi do të reflektojë. Yanis Massolin është marrë nga Modena, por do të transferohet diku tjetër për të fituar eksperiencë. Në krahë prej kohësh sytë janë hedhur nga Palestra që do të kthehet te Atalanta pas mbylljes së kontratës së huazimit me Cagliarit. Nëse largohet Dumfries apo Luis Henrique, Inter do të bëjë një tentativë, por bergamaskët kërkojnë 40-45 milionë. Në pozicionin e mesfushorit sulmues gjithçka të çon te Nico Paz, por situata e argjentinasit është komplekse. Reali i Madridit ka të drejtën e riblerjes së kartonit të tij, por duhet parë se çfarë do të vendosë Mourinho. Nëse Paz do të mbetet ëndërr për zikaltrit, vëmendja do të kthehet te Moussa Diaby që u këkua edhe në janar, nëse Al Ittihad do ta lejojë largimin sipas disa kushteve të caktuara.
Situatat pezull. Benjamin Pavard dhe Kristjan Asllani do të kthehen nga huazimet respektive, por nuk do të qëndrojnë; klubi do të duhet të gjejë të tjerë blerës. Pas rënies nga kategoria, Pisa vështirë se do të mbaj Ebenezer Akinsanmiro, Valentin Carboni do të qëndrojë te Racing me huazim, Tomas Palacios është në përkohësisht te Estudiantes La Plata deri në janar të 2027
Sa do të mund të shpenzojë Interi në muajt e verës? Buxheti nuk është përcaktuar zyrtarisht, por sipas zërave, Oaktree do të investojë nga llogaritë e tij jo më pak se 50 miliinë euro pa llogaritur këtu të ardhurat që Interi pret të arkëtojë nga shitjet; në total buxheti pritet të jetë rreth 100 milionë euro.
Top Channel