Shqiptari i dënuar për vrasje rikthehet në Angli pas ekstradimit në Shqipëri, “Daily Mail” e gjen në një adresë në Londër
Pak pas mesnatës të së hënës, polici Anxhelo Kumaraku u plagos me armë zjarri.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin plagosjes në Shkozë.
Burime për gazetaren e Top Channel, Dorjana Bezat, bëjnë me dije se polici ka qenë jashtë detyrës, teksa konflikti nuk ka të bëjë me detyrën e tij.
Në momentin e ngjarjes Anxhelo Kumaraku ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por që në momentin e ngjarjes e kishte shkelur.
Ende nuk dihet se cili ka qenë motivi dhe shënjestra e të shtënave me armë, teksa polici 30-vjeçar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e bluve.
Top Channel