Amnesty International: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona gjatë vitit 2025
Ministrat e financave të vendeve të G7 do të zhvillojnë sot një takim në Paris, ku në fokus pritet të jenë tensionet në Iran, lufta në Ukrainë dhe situata në Ngushticën e Hormuzit.
Komisioneri evropian i ekonomisë, Valdis Dombrovskis, deklaroi se ministrat do të diskutojnë ndikimin ekonomik dhe gjeopolitik të konflikteve të vazhdueshme.
Një nga çështjet kryesore të takimit do të jetë edhe kërkesa për rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, pasi Irani e mbylli rrugën strategjike ujore pas sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael në muajin shkurt.
Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se do t’u kërkojë homologëve të tij të forcojnë sanksionet ndaj Teheranit, me qëllim ndërprerjen e financimeve për atë që e quajti “makineria e luftës” së Iranit.
Ai komentoi gjithashtu vizitën e fundit të delegacionit amerikan në Kinë, të udhëhequr nga Donald Trump, duke e cilësuar atë si “shumë të suksesshme”.
Grupi G7 përbëhet nga Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së bashku me përfaqësues të Bashkimi Evropian
Top Channel