Juventus, pa Champions League merkato ‘përmbyset’, çfarë ndodh me Bernardo Silva, Alisson, Vlahovic, Yildiz…

18/05/2026 13:52

Humbja në shtëpi në ndeshjen ndaj Fiorentinës e ka zbritur Juventusin në vendin e 6 të klasifikimit në Serie A duke ia komplikuar gjërat për kualifikimin në Ligën e Kampioneve.

. Një dështim i Zonjës së Vjetër në arritjen e këtij objektivi do të sillte një humbje prej 70-80 milionë euro, një shifër kjo shumë e rëndësishme që rrezikon të ketë pasoja të rënda në merkaton e transferimeve të klubit torinez

A do të rinovojë Vlahovic pa Champions League? Çështja më e komplikuar është ajo e Dusan Vlahovic, rinovimi me të cilin duket po has sërish në pengesa. Propozimi i Juventusit është për një pagë bazë 6 milionë euro në sezon, një shifër kjo që është 50% më e ulët se paga aktuale e sulmuesit serb. Vlahovic vazhdon të ëndërrojë skenat e nivelit të lartë me Barcelonën e Bayernin e Mynihut që janë në vijë të parë dhe është e vështirë të heqë dorë nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian për klube

Situatat e Bernardo Silva dhe Alisson. Mbetja e Juventusit jashtë Ligës së Kampioneve do të komplikonte edhe garën për Bernardo Silva që largohet nga Manchester City me parametra zero. Fantazisti portugez ka shtyrë çdo vendim për të ardhmen e tij teksa po afron Botërori, por vështirë se ai do të pranojë të luajë në Europa League duke preferuar opsione si Barcelona. Krejt ndryshe është situara për Alisson Becker. Portieri brazilian i Liverpool duket se e ka arritur një marrëveshje për një kontratë 3 vjeçare me bardhezinjtë dhe është gati t’i bashkohet projektit të klubit torinez edhe pa Ligën e Kampioneve por me kushtin që skuadra duhet të luftojë menjëherë për titullin në Serie A.

Juventus, cilët do të largohen pa Ligën e Kampioneve? Më pas është çështja e largimeve të mundshme. Në krye të kësaj liste qëndron Gleison Bremer, që vjen pas një sezoni me shumë ulje-ngritje dhe të kushtëzuar nga problemet fizike. Mbrojtësi ka shfaqur dëshirën të konkurrojë për objektiva evropianë dhe për këtë arsye klubi torinez nuk do të kundërshtonte një transferim të tij në drejtim të ndonjë klubi të Premier League angleze. Radarët e klubeve angleze janë ndezur edhe për Khephren Thuram dhe Francisco Conceiçao, dy profile që kanë ngjallur interes te klube jashtë Italisë dhe që mund t’i garantojnë Juventusit plusvalenca jetike. Edhe pozicioni i Andrea Cambiaso mbetet nën monitorim pas një sezoni pa shumë shkëlqim. Në këtë pikë i vetmi element i totalisht i pashitshëm për Zonjën e Vjetër është pikërisht Kenan Yildiz

Top Channel