Aksident në rrugën e vjetër Lezhë-Milot, tre persona të lënduar
14/05/2026 20:18
Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur “Tresh”, në rrugën e vjetër Lezhë–Milot, ku një automjet ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar tre persona. Njëri prej tyre është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa dy të tjerët ndodhen në vendngjarje dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel