“Proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar”/ Sot seanca e radhës në GJKKO e gjyqit në themel ndaj Ilir Metës
11/05/2026 10:35
Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaçme seanca e radhës për gjyqin në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, raporton për Top Channel, Anila Hoxha.
Në seancën e kaluar, që u mbajt më 27 prill, kreu i Partisë së Lirisë u shfaq pas kafazit të xhamtë, për herë të parë që pas arrestimit të tij.
Seanca e kaluar u transmetua live për publikun, teksa u pa edhe një ndryshim në pamjen e ish-presidentit, i cili qëndron prej rreth 1 vit e gjysmë i izoluar në “Burgun 313”.
Top Channel