Kërkoi ndryshimin e masës së sigurimit, gjykata rrëzon kërkesën e ish-presidentit Meta
11/05/2026 13:11
Gjykata refuzoi kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta, i cili përmes avokatit kërkoi ndryshim të masës së sigurimit personal.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, mbrojtja ligjore e Metës bëri kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, duke ofruar dhe garanci pasurore. Për metën rëndësi ka dalja nga qelia, pasi është pro vendimit për ‘arrest në shtëpi’ nëse vendoset nga gjykata.
“Për ne do të ishte i arsyeshëm detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shteti, ose garanci pasurore. Edhe arresti në shtëpi do të ishte i mjaftueshëm”, deklaroi avokati, Kujtim Cakrani.
Top Channel