Makina përplas motorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital drejtuesi i motomjetit Duke marrë në konsideratë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin vijoi diskutimet në parim për ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Krahas amendamenteve të Taulant Ballës, kryetari i kuvendit, Niko Peleshi shpalosi edhe disa amendime nenesh, që mbajnë firmën e tij.
“Neni 28, bëhen këto ndryshime. Në pikën 2 fjalia e dytë hiqet. Në fund të pikës 5 shtohen fjalët ‘me përjashtim të projektligjeve që synojnë përafrimin e legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, kur shqyrtimi i tyre është i nevojshëm për respektimin e afateve që rrjedhin nga procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Peleshi.
Gazment Bardhi dha këto argumente se përse nuk dakordësohet me ndryshim e propozuar për diskutime të përshpejtuara të ligjeve të integrimit. “Procedura e përshpejtuar me 1 javë e miratimit të ligjeve përafruese të BE-s cënon transparencën dhe konsultimin publik”, u shpreh Bardhi.
Si kundër-argument Taulant Balla solli përcaktimin në kushtetutë për miratimin e ligjeve të integrimit me procedurë të përshpejtuar.
“Kushtetuta ta ka përcaktuar se cilat nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar as ke 81shi pika dhe dy dhe as ke 83 nuk ti ka përjashtuar ligjet e përafrimit të legjislacionit. E për pasojë kufizimi që kuvendi ka vendosur ne mendojë se duhet ta heqim”, tha Balla.
Me propozim të Taulant Ballës me synimin e gjetjes së një formulimi konsensual me opozitën, u pranua mos hedhja në votim e ndryshimeve të rregullores së kuvendit në parim.
Top Channel