Moti jo i përshtatshëm për lundrim ditën e sotme nuk i ka ndalur dy shtetas anglezë të hyjnë në det me një velierë, e cila më pas i ka dalë jashtë kontrollit dhe ia ka bërë të pamundur kthimin në det.
Policia e Durrësit bën me dije se vetëm ndërhyrja e Policisë Kufitare ka bërë që turistët të kthehen pa dëmtime në breg.
NJOFTIMI I POLICISË – DVKM Durrës/Shërbimet e Policisë Kufitare ndihmojnë 2 shtetas që e kishin të pamundur kthimin me mjetin e tyre lundrues, në breg.
Menjëherë pas njoftimit se 2 shtetas kishin mbetur në det, me mjetin e tyre lundrues, rreth 2 milje larg bregut, për shkak të mungesës së karburantit, shërbimet e SPK Shëngjin u nisën me mjete lundruese drejt vendndodhjes së tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues velierë dhe 2 shtetas anglezë në bord, të cilët i morën me mjet lundrues dhe i transportuan në breg. Gjithashtu, veliaera u tërhoq dhe dërgua në kalatën e portit të Shëngjinit.
Top Channel