Një ngjarje e paprecdentë raportohet nga Lushnja. Një i ri 29-vjeçar me iniciale F. B. Është shpallur në kërkim për shkak se ka vjedhur materiale izoluese në Spitalin e Lushnjës.
Sakaq, janë proceduar penalisht edhe dy administratorët e një pike skrapi, që ka blerë materialet e vjedhura nga 29-vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË – Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa mjete izoluese në spitalin e Lushnjës.
Gjithashtu, për këtë rast, nisi procedimi penal për shtetasit M. P., 68 vjeç, dhe I. T., 62 vjeç, administratorë të një subjekti për tregtimin e skrapit, pasi dyshohet se kanë blerë mjetet e vjedhura nga shtetasi F. B. Punohet për kapjen e shtetasit F. B..
Top Channel