‘U vura në dispozicion të drejtësisë dhe tani qëndroj në pritje. Dhashë të gjithë përgjigjet që duhej. Luftë mes arbitrave? Nuk iu përgjigjem këtyre gjërave-këto ishin fjalët e para të Andrea Gervasonit të thëna për median pas seancës së marrjes në pyetje nga prokurori Ascione për çështjen Rocchi, një seancë që zgjati mbi 4 orë.

Po kështu në dalje nga kazerma e Guardia Di Finanza foli edhe avokati i Gervasonit,  Michele Ducci që dha disa indicie për temat dhe pyetjet e hetuesve gjatë seancës së marrjes në pyetje

‘Folëm për Salernitana-Modena, asgjë tjetër-tha Ducci-por e bëmë të qartë se Gervasoni ishte në një tjetër ndërtesë, po ndiqte Serie A dhe jo Serie B’.

Gervasoni është akuzuar për presion ndaj arbitrit VAR, Luigi Nasca në atë ndeshje të zhvilluar në 8 mars të 2025 në mënyrë që të shtynte arbitrin Giua të kthente vendimin e dhënies së një 11-metërshi. Po këshu Ducci foli edhe për audion e sallës VAR të episodit Bisseck-Ndicka në ndeshjen mes Interit e Romës.

‘U bë një pyetje e shpejtë, u sqarua se përsë nuk pati asnjë ndërhyrjeje, imazhet e shfaqin në mënyrë efikase-shtoi ai-janë vendime që merren në 10-15 sekonda; nuk është materiali kohor për të ndërhyrë me vendosmëri. Jam i bindur në 100% se audio e Inter-Roma nuk është manipuluar. Nuk na u bë asnjë pyetje për arbitrat e preferuar’.

 

Top Channel