Tjetër ndryshim në radhët e Policisë së Shtetit, Hitaj emëron drejtorin e ri të Krimit Ekonomik
Pas mbledhjes së ditës së sotme të kabinetit qeveritar, ministri i Financave, Petrit Malaj tha se Paqja Fiskale do të hyjë në fuqi brenda muajit maj.
Ai shprehu se shumë shpejt do jenë gati aktet nën ligjore që janë negociuar edhe me ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se të gjitha proceset respektive do të përfundohen brenda muajit maj.
“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”
Ndërkohë për pjesën e fshirjes së detyrimeve tatimore dhe doganore. Patjetër që ato do të jenë në linjë me ato që janë parashikuar në ligj, aktet nënligjore dhe udhëzimet janë më tepër pjesë e sqarimit se si do të bëhet procedura dhe patjetër që do të fitojnë që të gjithë tatimpaguesit që plotësojnë kriteret e ligjit të faljes së detyrimeve”, tha ministri Malaj.
Top Channel