Gjendet makina e dytë e vrasësve të çiftit në Lezhë, brenda kishte dokumentet e tre autorëve
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur me dy standarde sigurie në dy procese të ndryshme gjyqësore.
Në çështjen “Sterilizimi”, Beqaj u shfaq në krah të avokatit, ndërsa në procesin “SASPAC”, ai vazhdoi të ishte në kafaz.
Në këtë proces Beqaj ka kërkuar që të dalë nga kafazi, por gjykata është shprehur se do të presë njoftimin nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për sa i përket sigurisë.
Më herët gazetarja Anila Hoxha raportoi për Top Channel se seanca u shty pasi kërkohet kohë nga avokatët për t’u njohur me provën e re. Sakaq theksojmë se sot prokurorët kanë vënë në dispozicion të gjykatës një zarf me disa akte me të dhënë të përftuara nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Alfred Nikolla.
Top Channel