Rrezikoi të mbytej në Shëngjin pasi rrëshqiti nga gurët e skalierës dhe ra në det, policia kufitare shpëton të miturin

29/04/2026 13:22

Policia kufitare shpëton adoleshentin që rrezikoi mbytjen në det. Shërbimet e DVKM Durrës, me mjet lundrues, i shkojnë në ndihmë, një të mituri që rrezikoi të mbytej në det.

Menjëherë pas njoftimit se në hapësirën e quajtur “Vaska e Marinës”, Shëngjin, një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar.
16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, i mituri u nxor me mjet lundrues, në breg, dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjëhershme dhe profesionale.

Top Channel