Pranohet kërkesa e Ilir Beqajt, seancën e radhës do e ndjekë jashtë kafazit
Një burrë shqiptar 52-vjeçar është arrestuar nga karabinierët në Apeninet e Bolonjës, pasi dyshohet se ka përplasur për vdekje një 69-vjeçar me makinë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Incidenti ndodhi të hënën, kur viktima, Gaetano Martone, banor i zonës dhe me origjinë nga Caserta, u përplas teksa ecte në këmbë dhe ndërroi jetë në vend, shkruajnë mediat.
Karabinierët lokalizuan rreth 500 metra larg një Mercedes GLC 250 të dëmtuar dhe arrestuan shqiptarin, i cili pranoi se ishte pronari i makinës dhe se kishte ikur nga vendi i ngjarjes, por mohoi të kishte goditur dikë. Ai refuzoi të nënshtrohej testit të alkoolit, por më pas u dërgua në spital për një analizë gjaku.
52-vjeçarit i janë ngritur akuzat për vrasje me automjet, mosdhënie ndihme dhe largim nga vendi i ngjarjes. Hetimet janë duke vazhduar, të koordinuara nga Prokuroria e Bolonjës.
Top Channel