Shtyhet gjyqi, Monika Kryemadhi: Ngritën akuzë me tre mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë edhe Rama

27/04/2026 12:02

Pas shtyrjes së gjyqit, Monika Kryemadhi tha se prokuroria e ka ndërtuar si një ‘përrallë’ dosjen e saj dhe provat me tre mesazhet telefonike.

“Kur morëm listën e provave, që përsëri e kërkuam, kërkuam nga gjyqtarja ekspertim telefoni, sepse çdo gjë është e ndërtuar si fabul për të krijuar iluzion me mesazhet telefonike.

Prokuroria mban si provë një mesazh që unë kam shkruar se dua të blej një shtëpi, që në fund e kam anuluar.

Pretendon se është marrë si premtim për ligjin e minierave, e para shtëpia nuk ekzistoni, dhe e dyta ligji është miratuar në 2014, ligj i propozuar nga Gjiknuri, Rama dhe një komision i drejtuar nga Shalsi. Do i kërkoj dëshmitarë të gjithë këta emra… Akuzën e nxjerrin me tre mesazhe”, tha ajo.

Top Channel