Shkoi të takonte familjarin e tij në paraburgimin e Durrësit, policia i gjen drogë të fshehur në trup

27/04/2026 15:03

Goditet tentativë për futjen e sendeve të ndaluara në IEVP Durrës.

Sot, më datë 27.04.2026, rreth orës 12:50, në ambientet e IEVP Durrës, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj familjarëve, u evidentua një rast i tentativës për futjen e sendeve të ndaluara në institucion.
Nga kontrolli fizik i shtetasit me iniciale E.V., i cili kishte ardhur për takim me familjarin e tij, te paraburgosurin me iniciale E.V , u konstatuan dhe u sekuestruan 2 (dy) qese të vogla, të mbështjella me natriban, që dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike, të fshehura në trup.
Menjëherë pas konstatimit:
• u bë bllokimi i sendeve të ndaluara;
• u hartuan procesverbalet përkatëse;
• u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, për vijimin e veprimeve procedurale.

Top Channel