“Proces i turpshëm kundër shtetit shqiptar”, ish-presidenti Meta shfaqet në kafazin e xhamtë të sallës së gjyqit: Nga sot deri në momentin e fundit…

27/04/2026 11:13

Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta.

Anila Hoxha raporton për Top Channel, se Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

Para nisjes së gjyqit, Meta e ka quajtur këtë proces ‘të turpshëm kundër shtetit shqiptar. “Ju ftoj nga sot deri në momentin e fundit, ju ftojë të ndiqni dhe transmetoni live të gjithë procesin. Ju garantoj se mbaj përgjegjësi për çdo veprim, akt dhe sjellje timen”, tha ai

Deputetët e PD dhe të PL-së kanë mbërritur në GJKKO për të ndjekur seancën.

 

Avokati mbrojtës i Metës, para hyrjes në gjykatë dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se “Seanca e parë është si dashuria e parë, nuk harrohet. Tani fillon beteja!”

Top Channel