Berisha flet për Integrim me meritë/ Kreu i PD reagon ndaj akuzave të Ramës, kryeministri e akuzoi për bllokim  

27/04/2026 15:13

Kreu i opozitës, Sali Berisha hodhi poshtë pretendimet e Kryeministrit Rama se demokratët po nxijnë Shqipërinë me qëllim bllokimin e integrimit.

“Akuzat absurde të Edi Ramës se ne po e denoncojmë këtu apo atje, dhe unë u them dhe atyre pak individëve që e mbështesin. Nacionalizmi mafioz, nacionalizmi i mafies është strofulla e mafiozëve dhe s’ka asgjë të përbashkët me interesat patriotike, atdhetare të qytetarëve”, tha fillimisht ai.

Berisha fajësoi Ramën për bllokim te procesit të integrimit,  duke e akuzuar se përmes lobistëve të korruptuar po i fsheh te vërtetën ndërkombëtareve dhe shqiptareve. Shqetësimin e tij, kryedemokrati e ndau me këshilltarin për sigurinë dhe politiken e jashtme te grupit parlamentar të CDU-CSU ne Budendestag Christian Forneck, me të cilin pati një takim në zyrën  e tij.

“Sipas lobisteve te korruptuar ne duhet ta fshehim, ne duhet të eksportojmë kartele droge. Duhet të vazhdojmë të kryesojmë, të jemi vendi i parë në eksportin e kanabisit. Të jemi vendi kryesor në transportin e kokainës nga Amerika Latine në Europë e të tjerë e të tjerë me radhë, dhe këto duhet t’i fshehim. Këto nuk duhet t’i themi”, tha Berisha.

Berisha i  kërkoi zyrtarit gjerman që të përcjelle ne Budestak  qëndrimin e  Partisë Demokratike që integrimit në bashkimit Europian të jete i bazuar në merite.

Top Channel