I mbushur me nxënës, autobusi në Zvërnec del pjesërisht nga rruga dhe bllokon qarkullimin
Raste të zhvillimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme janë goditur në qytetin e Kavajës.
Dy ambiente të pajisura me kompjutera dhe pajisje në shërbim të këtij aktiviteti janë gjetur nga Policia e Shtetit dhe janë bllokuar.
Sakaq, në kërkim janë shpallur dy shtetas, Klejsi Cani dhe Klajdi Çopa. Dyshohet se ata ishin personat që kishin marrë me qera ambientet.
NJOFTIMI I POLICISË – Vijon operacioni “Fati i Lojërave”. Operacioni u zhvillua pas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Zbulohen në Kavajë dy ambiente të përshtatura për lojëra fati me makineta.
Shpallen në kërkim dy shtetas, të cilët kishin marrë me qira dy ambientet ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisjet e lojërave të fatit. Sekuestrohen 16 makineta që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.
Pas informacioneve të mbërritura në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe finalizimit të operacioneve në Kurbin, Milot e Tiranë për përshtatje të ambienteve për zhvillimin e lojërave të fatit me makineta, një tjetër informacion ka ardhur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për dy ambiente në dy lagje të qytetit të Kavajës, që ishin përshtatur për lojëra fati.
Bazuar në këtë informacion, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Fati i Lojërave”.
Gjatë operacionit u zbuluan 2 ambiente në lagjen nr. 6 dhe lagjen nr. 1, në Kavajë, të përshtatura për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në vijim të veprimeve procedurale u shpallën në kërkim shtetasit:
C., 26 vjeç, pasi në lagjen nr. 6, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 5 makina për lojëra fati;
Ç., 20 vjeç, pasi në lagjen nr. 1, Kavajë, në një ambient të marrë me qira prej tij, u gjetën dhe u sekuestruan 11 makina për lojëra fati. Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe profesional.
Top Channel