U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj që po luftojnë për jetën

21/04/2026 15:14

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje. Dyshohet se arma u ka plasur në dorë.

Korrespondentja e “Top Channel”, Entjola Budo raporton se si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat, që janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.

Sipas të dhënave të para, Salaj ka pësuar dëme më të mëdha shëndetësore. Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Top Channel