Inter i çmendur, e përmbys Como-n edhe në Kupën e Italisë, pret biletën për në finale
Grida Duma e ftuar në “Breaking me Dafina Hysa” foli për debatin që ajo pati në studion e “Top Story”, ku largoi nga studioja këtë të fundit.
Moderatorja e “Top Story” tha se shpesh herë politikja përzihet me personalen dhe se presioni që japin studiot e mëdha mund të sjellin debate të tilla. Më tej ajo shprehu se debate të tilla do të ndodhin gjithmonë në sudiot ku zhvillohet debati politik.
“Nuk është asgjë as e re në këtë front kjo ndodhi, ka studio që mund ta dëshirojnë një ngjarje të tillë sepse edhe publiciteti i keq është publicitet. Pa diskutim që personalja dhe politika janë shpesh herë e njëjta gjë në politikë. Domethënë duhet të kuptosh që kur ke përball dikë, ai duhet të jetë i vërtetët si kush pastaj si çfarë. Pra shqetësimi që kam un është mos bashkimi me atë që mendojnë vërtetët, me atë që thonë në publik.
Unë kam bindje që shumë dhe të gjithë ata që ftoj në studio, kam besim absolutisht për koeficientin e tyre të inteligjencës dhe të eksperiencës, për mënyrën se si munden t’i kthejnë përgjigje. Siç edhe kam bindjen që presioni që ka gjithsecili aty, nuk është i vogël pa diskutim. Studiot e mëdha japin një person në shumë kënde, unë e kam parë edhe ulur siç është Lela aty edhe ngritur siç jam vetë për ta moderuar dhe aty tregohen këllçet e secilit. Por që ndoshta qartësia dhe eksperienca ime më bën të kuptoj që nuk impresionohem më nga personalja sepse është fazë që e kam kaluar dhe kjo është një gjë që ndokush në ato çaste pret një reagim që për mua nuk më thotë gjë.
Nuk më thotë gjë sepse të ftuarit i njoh personalisht prej vitesh dhe e di se çfarë mendojnë në të vërtetë, nuk më thotë gjë sepse e di që kjo është metoda më e mirë për t’i ikur argumentit, dhe nuk më thotë gjë sepse unë drejtohem me qartësinë për të marrë një përgjigje, pra të më vendosësh në cep të argumentit, kjo duhet të ndodhi në atë studio. Pastaj këto të tjerat do të vazhdojnë të ndodhin në studio të mëdha. Shpresoj të jenë më pak personale, por edhe po qenë kështu mirë janë prap”, u shpreh Grida Duma.
Top Channel