“Binaj nuk do jetë më kandidat i PD në Tiranë”, Grida Duma për garën në kryeqytet: Te PS emrin përfundimtar do e japë Rama

21/04/2026 23:04

Moderatorja e ‘Top Story’ Grida Duma komentoi sot garën që po zhvillohet në PS dhe në PD për kandidatin që do të përfaqësojë secilën prej partive në zgjedhjet e ardhshme për Bashkinë e Tiranës.

Ajo shprehu se mendon se PD nuk do ketë më kandidat Flor Binajn, por do të gjejë një kandidat tjetër politik, ndërsa nga ana e PS ajo shprehu se futja e Braçes në garë i jep idenë se brenda partisë ka garë, por theksoi se mendon që në fund vendimi do të jetë i Ramës.

“Unë e parashikova në studio që Florian Binaj nuk do jetë më kandidati i PD-së, ia thashë një përfaqësuesi të PD-së dhe më thanë jo. Ndodhi pas pak kohësh që Berisha dhe tha që duam të përfaqësohemi nga një figurë politike. Për mua Flor Binaj kishte vlerësime të larta. Pra pati pëlqyeshmëri dhe këtu tregohet dhe etja e shqiptarëve për gjëra të ndryshme, sepse unë e pashë fushatën e Flor Binajt, ishte një fushatë deri diku vetmitare, detyrohej të shfaqej nëpër rrugët e Tiranës me atë që mundej ai vetë, por nuk ishte luftë strukturore.

Ai e tha dhe vetë që nuk donte t’i kishte në krah partitë politike, por liderët dhe strukturat e partisë janë gjëra të ndryshme sepse ai doli si kandidat i opozitës së bashkuar dhe strukturat e të gjitha opozitave duhet të ishin aty. Pra strukturat dhe njerëzit nuk i kanë penalizuar partitë sepse ka dalë kryetari i degës së zonës, i kanë penalizuar lidershipet. Ata që janë struktura të partisë, janë në fakt të penalizuar, janë ata që po hanë dëmin, por thënë këtë, Flor Binaj ishte një atraksion i ri dhe jepte një lloj ngjyrimi të ndryshëm në një PD që nuk po jepte shkëndija dhe energji të reja. Do të dalin me një figurë politike, unë gjithmonë për kandidatë politikë jam. Kuajt politik nuk zëvendësohen dot nga ato jo politik. Unë mendoj  që Braçe gjithsesi i ka pompim të ndryshëm garës, nuk mendoj që i ka bërë dëm, i ka bërë nder ndoshta dhe Edi Ramës. Bën të duket që ka garë brenda PS sepse mendoj se edhe gara brenda PS ishte bërë disi monotone, por sërish mendoj që verdiktin e jep Rama”, tha Grida Duma.

Top Channel