Foto Ilustruese

Një 36-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë, teksa ndodhej brenda në makinë, por në polici deklaroi të kundërtën.

Ai është shprehur se e kanë plagosur, por e vërteta ishte ndryshe.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin A. H., 36 vjeç, pasi dje, në Laprakë, dyshohet se është vetëplagosur aksidentalisht në automjetin e tij, me një armë zjarri që e posedonte pa leje. Ky shtetas, gjatë marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ka dhënë kallëzim të rremë duke pretenduar se ishte plagosur nga një shtetas tjetër”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel