Emocione për Mirin, finalisti takohet me prindërit, vajzën dhe bashkëshorten: S’kemi ndonjë letër divorci apo jo?
Një moment i veçantë ndodhi gjatë finales së Big Brother VIP 5.
Të dy opinionistët e këtij sezoni, Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, u futën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nëpërmjet dhomës së rrëfimit.
Të vendosur përballë njëri-tjetrit, ata iu përgjigjën disa pyetjeve nga Ledion Liço:
Biseda gjatë finales-
Ledion Liço: Mendimi i parë kur morët vesh që do jeni opinionistë bashkë…
Monika Kryemadhi: Ka të njëjtën ditëlindje me vajzën time të vogël. Kemi qenë komshinj te lagjja e vjetër. Të qenit opinionist me Arbrin ka qenë një mrekulli, sepse edhe kur bëja gabime, më jepte sinjale që: ‘Kujdes’.
Arbër Hajdari: Ka qenë lajmi më i bukur i asaj jave që kam marrë. E njoh karakterin e Monës. E dija që ajo do të ishte një person i veçantë për të ndarë studion.
Monika Kryemadhi: Ka kaluar më mirë me mua se të tjerët…
Ledion Liço: A do ta zëvendësosh ti Arbërin sezonin tjetër?
Monika Kryemadhi: Kurrë!
Ledion Liço: Nëse do t’i jepnit vetes një këshillë në datën 20 dhjetor, në datën kur nisëm rrugëtimin tonë, cili do të ishte?
Monika Kryemadhi: E para, të mësosh përmendësh rregullat e Big Brother.
Arbër Hajdari: Kujdesu më shumë për Monikën.
Ledion Liço: Nëse do të fitoje 100 mijë euro, çfarë do të bëje?
Monika Kryemadhi: Shtëpi nuk blej dot se nuk më lënë. Do t’ia jepja Arbër Hajdarit për azilin e pleqve dhe shtëpinë e fëmijëve që do të ndërtojë.
Top Channel