Aksident në aksin Milot-Lezhë/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen dy pasagjerë
Një garazh i shndërruar në depo droge u zbuluar së fundmi nga Guardia di Finanza e Brescias, ku u sekuestruan 110 kilogramë kokainë ultra e pastër, e ndarë në blloqe njëkilogramëshe.
Operacioni u zhvillua në Sarnico dhe solli arrestimin e një 22-vjeçari me origjinë shqiptare, banor në Grumello del Monte.
Operacioni, i koordinuar nga Grupi i Operacioneve Kundër Drogës (GOE) dhe Grupi i Hetimit të Krimit të Organizuar (GICO), zbuloi një ngarkesë me vlerë të lartë, që mund të arrinte mbi 4 milionë euro në shitjen me shumicë dhe rreth 10 milionë euro në tregun me pakicë.
Hetimi nisi pas raportimeve të disa banorëve për aktivitet të dyshimtë rreth garazhit, dhe monitorimi i zonës çoi në arrestimin e 22-vjeçarit, i cili dyshohet të ketë qenë vetëm kujdestari i drogës, që përdoreshin nga një bandë me lidhje ndërkombëtare. Autoritetet po punojnë për identifikimin e drejtuesve të rrjetit kriminal.
Top Channel