Kontroll në Bërzhitë, dyshime për mashtrim kompjuterik në formë call centeri, sekuestrohen kompjuterë dhe celularë
Gjykatën e Posaçme ka lënë në burg tre anëtarët e grupit të kokainës, të goditur nga SPAK pak ditë më parë.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se pasi kanë dëgjuar palët, trupa gjykuese u tërhoq për vendim për Lulzim Pepën, Fation Markun dhe Anton Kolën, për të cilët prokurori i çështjes Alfred Shehu ka kërkuar arrest me burg, masë që u la në fuqi.
Grupi që dyshohet se drejtohej nga Lulzim Pepa, akuzohet për trafik ndërkombëtar kokaine, ndërsa i janë sekuestruar pasuri me vlerë 12 milionë euro.
Grupi vepronte në Amerikën Latine, Belgjikë dhe Holandë, dhe nga hetimet janë dokumentuar 8 raste të trafikut të kokainës në sasi të mëdha, përgjatë viteve 2019-2021.
Gjykata e Posaçme ka lëshuar 11 masa sigurie, ku janë ekzekutuar tre prej tyre. Në pranga ranë shtetasit Lulzim Pepaj, Florian Marku dhe Anton Kola.
Po ashtu, SPAK bën të ditur se ky grup kriminal ka trafikuar në disa episode rreth 7.5 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë.
Sekuestrimet që i janë bërë këtij grupi përfshijnë biznese në Tiranë, Lezhë dhe qytetet e tjera të vendit, sipërfaqe toke, hotele, poste parkimi dhe apartamente, si dhe 89 makina të llojeve të ndryshme dhe llogari bankare.
Ndaj anëtarëve të bandës rëndojnë veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike, pastrimit të produkteve të veprës penale dhe grup i strukturuar. Operacioni i SPAK dhe agjentëve të BKH-së u krye në bashkëpunim edhe me autoritetet e huaja të Euroust, Europol dhe agjencisë lizgjbatuese në Francë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel