Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj Një aksident është shënuar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që po transportonte rërë për punimet në këtë rrugë ka pësuar një defekt me frenat duke marrë para disa mjete, raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Dudo.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos arrijë të ndalojë në kohë.
Si pasojë, mjeti është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor.
Më tej, ai ka goditur edhe një automjet tjetër tip Benz që po hynte në kthesë në momentin e aksidentit, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.
Po ashtu është dëmtuar edhe një banesë, si pasojë e përplasjes.
Top Channel