Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj
17/04/2026 16:39
Gjykata e Posaçme liron nga burgu ish-zv.ministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin biznesmenin Ilir Rrapaj.
Vendimi u dha me shuarje dënimi, raporton gazetarja Anila Hoxha, sepse sipas llogarive, rezultoi se iu ka përfunduar koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim.
Klodian Rrjepaj ka qenë zv.ministër i Shëndetësisë dhe është dënuar nga shkalla e parë me gjashtë vite burg për dosjen e sterilizimit, që në aplikim të gjykimit GJKKO e ka ulur në 4 vite burgim.
Në total, tetë të akuzuarit e SPAK për sterilizimin janë dënuar me 28 vite burgim, ndërkohë që Beqaj po gjykohet veçmas.
Top Channel