“Ekstradimi më çon drejt vdekjes”/ Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim çështjen e ish-policit nga Bangladeshi

15/04/2026 16:47

Gjykata e Lartë ktheu për rishqyrtim çështjen e ekstradimit të Sohel Rana Shehik, duke i kërkuar Gjykatës së Apelit që të marrë informacione shtesë nga Bangladeshi për ish-policin i cili akuzohet në vendin e tij se ishte angazhuar në një kompani që përmes një skeme online shkaktoi një dëm tek qytetarët prej 93 milionë euro.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila ndoqi procesin, tha se kolegji penal refuzoi ekstradimin ish-oficerit të policisë derisa drejtësia të disponojë detaje bindëse.

Mes provave që solli Sheikh ishte edhe një shkresë në të cilën ai pretendon se është viktimë politike dhe nëse kthehet në Daka ai rrezikon jetën pasi ka shërbyer si oficer i lartë policisë në kohën e ish-kryeministres së Sheikh Hasana.

Një prove tjetër qe ka sjellë i dyshuari është ajo e listës së disa oficerëve të vrarë kolegë me të arrestuarin emri i të cilit është në listën e Interpol për nëntë episode, çështje që janë ndër më të bujshmet në Bangladesh, por që me gjithë masat e shpallura ai e shmangu drejtësinë e vendit të tij duke u larguar në Indi, Nepal dhe Portugali për t’u prangosur në fund të vitit në aeroportin Nënë Tereza.

Top Channel