“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve
Ndërsa mbrëmja e së enjtes ishte për ndeshjet e playoffit të Botërorit, skuadrat e kualifikuara në direkt në fazën finale të kompeticioni zhvilluan ndeshje miqësore si përgatitje për ngjarjen më të madhe futbollistike në botë
SPANJË-SERBI 3-0
Spanja u përball me Serbinë në Ceramica të Villarreal me La Roja që i dha një leksion të mirë futbolli skuadrës serbe teksa e mundi me rezultatin 3-0. Pjesa e parë ishte totalisht e dominuar nga Spanja që e mbylli atë me rezultatin 2-0 falë dy golave të shënuar nga Oyarzabal respektivisht në minutat 16 dhe 43. Në pjesën e dytë skuadra e Luis De La Fuente i dha një tjetër goditje skuadrës serbe të cilës më herët i ishte anuluar edhe një gol, teksa e çoi rezultatin në 3-0 falë golit të Victor Munoz
ZVICËR-GJERMANI 3-4
Zvicra dhe Gjermania dhuruan spektakël në sfidën mes tyre, por ajo që doli e fituar ishte pikërisht skuadra 4 herë kampione e botës me rezultatin 4-3. Por ishte Zvicra ajo që zhbllokoi rezultatin në minutën e 17 me golin e Dan Ndoye, por Die Mannschaft u përgjigj shumë shpejt teksa barazoi me Jonathan Tah. Pak para fundit të pjesës së parë Zvicra u kthye sërish në avantazh teksa me Breel Embolo e coi rezultatin 2-1. Por edhe në këtë rast Gjermania u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin në 2-2 me Gnabry. Spektakli vijoi edhe në pjesën e dytë me skuadrën e Nagelsmann që mori kryesimin në rezultat në 3-2 me Florian ëirtz. Këtë radhë ishte Zvicra që duhej të reagonte dhe helvetët barazuan shifrat në 3-3 me Monteiro. Kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Gjermania shënoi golin që vulosi fitoren 4-3 me sulmuesin Florian ëirtz
HOLANDË-NORVEGJI 2-1
Holanda mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, një sukses që skuadra holandeze e arriti me përmbysje në rezultat pasi ishte Norvegjia ajo që mori avantazhin në 1-0 pas golit te shënuar. nga Schjeldrup. Por reagimi i Portokallinjve ishte i menjëhershëm teksa në minutën e 35 ata barazuan rezultatin në 1-1 me golin e Virgil Van Dijk dhe me këto shifra u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që në fillimin e 45 minutave të dyta Tijjani Reijnders shënoi golin që përmbysi rezultatin 2-1 që mbeti i tillë deri në fundin e takimit.
ANGLI-URUGUAJ 1-1
Nuk ka fitues në ndeshjen miqësore të zhvilluar mes Anglisë dhe Uruguajit që dolën nga fusha e lojës me barazimin 1-1. Ishte një sfidë ku rezultati 0-0 i mbajti skuadrat të mbërthyera për pjesën më të madhe të kohës deri në minutën e 81 kur Anglia shënoi golin e avantazhin me Ben ëhite. Avantazhi i Tre Luanëve u anulua në minutën e 94 kur Uruguaji barazoi shifrat në 1-1 me Federico Valverde që shënoi me anë të një penalltie.
Top Channel