Inter Miami i bën homazh Lionel Messi, një tribunë mban emrin e yllit argjentinas.
Nga Brazili vijnë lajme jo dhe mira për Raphinha.Federata Braziliane e Futbollit konfirmoi dëmtimin muskular të futbollistit në këmbën e djathtë të pësuar në miqësoren me Francën e fituar nga kjo e fundit 2-1 dhe trajneri Ancelotti lejoi që Raphinha të kthehej në Barcelonë.
Dëmtimi i sulmuesit brazilian u konfirmua edhe nga vetë klubi i Barcelonës që nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur se futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 5 javë.
Është ky dëmtim një goditje e fortë për Barcelonën dhe Hansi Flick që e humbasin shërbimin e futbollistit në momentin më vendimtar të sezonit.
Kështu, Raphinha nuk do të mundë të luajë ndeshjen me Atletico Madrid në La Liga në 4 prill. Po kështu do të mungojë edhe në të dyja ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve me Los Colchoneros në 8 dhe 14 prill. Po kështu ai do të humbasë edhe derbin me Espanyol që do të luhet në 11 prill.
Top Channel