Inter Miami i bën homazh Lionel Messi, një tribunë mban emrin e yllit argjentinas.

27/03/2026 22:20

Inter Miami i bën homazh Lionel Messit. Një prej tribunave të stadiumit merr emrin e yllit argjentinas dhe në këtë mënyrë, 38 vjeçari bëhet i pari sportist në botë që do të luajë rregullarisht në një stadium, një prej tribunave të të cilit mban emri i tij.

Në prag të ndeshjes përuruesë në Nu Stadium në 4 prill, Inter Miami bëri të ditur se tribuna Lindore e këtij impianti të ri dhe modern do t’i dedikohet pikërisht një prej futbollistëve më të mirë në historinë e këtij sporti.

E integruar në një dizenjo të unifikuar të stadiumit, iu garanton tifozëve një eksperiencë unike me pamjen më të mirë nga fusha dhe një atmosferë e paarritshme. Tifozët në tribunën Leo Messi do të përjetojnë eksperienca speciale dhe surpriza të rezervuara për ta bërë këtë seksion një hapësirë unike dhe historike.

Zakonisht, homazhet shohin nga e kaluara, ndërtohen nga nostalgjia, nga kujtesa. Ky është ndryshe, ky lind nga e tashmja, nga ajo që po ndodh në këtë moment, nga ajo që tifozët e Inter Miamit ndjejnë cdo herë që Messi hyn në fushë. 

Lionel Messi u transferua në Florida në verën e 2023 duke nisur një epokë suksesesh për klubin. Argjentinasi ishte futbollisti kyç në fitoren e 4 titujve historikë të Inter Miamit; Leagues Cup 2023, MLS Supporters’ Shield 2024, titullin e  Konferencës së Lindjes 2025 dhe titullin MLS Cup 2025. Në nivel individual, Messi ka vijuar të shënojë gola të shumë që nga momenti që është transferuar në MLS duke fituar Këpucën e Artë të MLS 2025 me 29 gola dhe 48 kontribute për gol e për më tepër është shpallur MVP i kampionatit  në 2024 dhe 2025 duke u bërë i parë futbollist në historinë e Ligës që e e fiton këtë çmim për 2 sezone radhazi

Lionel Messi është futbollisti që ka fituar më shumë trofe në të gjithë historinë e futbollit me një total prej 46 trofesh të fituara në karrierën e tij. Përveç trofeve të fituara me Inter Miamin, Messi ka fituar 4 Liga kampionesh, një medalje të artë olimpike, 3 Botërorë Klubesh, 10 tituj në La Liga, 2 tituj në Ligue 1, 7 Kupa Mbreti dhe një 

Trophée des Champions. Në rang kombëtaresh Messi, me Argjentinën fitoi 2 tituj në Copa America në 2021 dhe 2024 dhe si pikë kulminante, Botërorin e 2022. Ndërsa në aspektin individual Messi ka fituar 8 Topa të Artë, një rekord ky, 3 çmime FIFA The Best dhe 2 Topa të Artë të Botërorëve, duke qenë i vetmi që e ka fituar këtë trofe 2 herë radhazi.

Top Channel