‘Vetëm edhe një hap larg’/Ja çfarë iu tha Franco Foda futbollistëve të Kosovës pas fitores ndaj Sllovakisë
Kosova i ka idetë e qarta për ndeshjen ndaj Sllovakinë e vlefshme për raundin e playoffit. Trajneri i Dardanëve, Franco Foda foli në prag të kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur aspak ambicien e tij dhe të skuadrës që ai drejton.
Në konferencën për shtyp trajneri Foda deklaroi se futbollistët u përqendruan kryesisht në aspektin taktik
‘Jemi stërvitur mirë në ditët e fundit dhe jemi përqendruar në aspektin taktik-tha Franco Foda-tani po mendojmë për ndeshjen e nesërme ku do të synojmë fitoren siç kemi bërë edhe ndaj Islandës në Spanjë dhe Suedisë e Sllovenisë si vizitorë’.
Foda shtoi se skuadra e Kosovës ka bërë hapa të mëdhenj dhe është përmirësuar shumë sa është shumë pranë një kualifikimi për në Botërorin e kësaj vere.
‘Kur nënshkrova kontratën, qëllimi ishte kualifikimi për në Evropian, por skuadra bëri përparime, sidomos këto muajt e fundit dhe tani jemi shumë pranë kualifikimit për në Botëror-shtoi Franco Foda-sigurisht edhe atëherë kam qenë i vetëdijshëm për kualitetet e Kosovës, janë bërë disa përmirësime dhe kanë ardhur futbollistë të rinj dhe tani po shohim përpara’
Top Channel