A do të jetë Shqipëria anëtare e BE-së në 2029? Ambasadorja e BE-së: S’kam arsye për të dyshuar! Është sfidë, por mendoj se mund ta arrini 05/11 15:22
Është mbajtur sot seanca plenare, ku në rendin e ditës ishte dhe votimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
Ndërsa në Kuvend mbahej seanca, jashtë tij zhvillohej proteste nga Partia Demokratike.
Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK në sallë deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke shprehur kundërshtinë e tyre, ndërsa jashtë sallës tubuesit u përplasën me policinë.
Ata tentuan që të thyenin kordonin e policisë duke hedhur drejt tyre sprej dhe tymuese në ngjyrë blu. Pak çaste më vonë, edhe protesta u shpërnda duke njoftuar se e radhës do të mbahet më 22 mars.
Top Channel