“Balluku bëhet mur i pakalueshëm në rrugën drejt BE-së”, Berisha për Raportin e Progresit: Shumica vazhdon të vonojë zbatimin e disa vendimeve të GJK
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke theksuar se protesta paqësore është një e drejtë demokratike, por dhuna nuk mund të justifikohet, pavarësisht se nga kush ushtrohet.
Në konferencën e përbashkët me Edi Ramën këtë të enjte, ajo u shpreh se ajo që mungon aktualisht është dialogu mes palëve, duke bërë thirrje që të gjitha palët të bëjnë përpjekje të vërteta për të nisur komunikimin.
“Protestat paqësore janë një e drejtë demokratike, por, siç e thashë, jo dhuna. Dhuna nuk ka vend, nga kushdo që vjen. Ajo që mungon sot është dialogu dhe palët, pa përjashtim, duhet të bëjnë përpjekje të vërteta për të filluar dialogun. Protesta i kemi edhe në Europë. E rëndësishme është të kuptojmë cilat janë problemet e qytetarëve dhe të gjejmë mënyrat e duhura për t’i trajtuar ato”, u shpreh ambasadorja.
Top Channel