Jonathan Biabiany thyen heshtjen në lidhje me eksperiencën e tij te Interi dhe hedh një ‘shigjetë helmuese’ në drejtim të Frank de Boer.

Edhe pse në moshën 37 vjeçare futbollisti është ende në aktivitet teksa është pjesë e skuadrës Antequera në Spanjë. Biabiany u kthye të flasë për karrierën e tij të gjatë në Itali, duke mos ia kursyer fjalët e ashpra në drejtim te ish trajnerit të Interit.

‘Nuk kam pasur probleme me asnjë në mënyrë të veçantë-shpjegoi Biabiany në një intervistë për portalin calciomercato.com-por de Boer kishte një sjellje arrogante dhe mendjemadhësie’.

Sipas futbollistit francez, trajneri holandez ishte pjesë e atyre teknikëve që, për shkak edhe të kaluarës së tyre si futbollistë, e tejkalonte masën e autoritarizmit. ‘Mendonte se ende e komandonte në dhomën e zhveshjes’-shtoi më tej Biabiany që pavarësisht këtij kujtimi të hidhur, nuk rresht së falenderuari klubin zikaltër që e shpëtoi nga problemet serioze në zemër. ‘Më hoqi nga rruga dhe më ridha futbollin-tha Biabiany.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB