Mario Mitaj lihet jashtë skuadre, por Al Ittihad humbi sfidën në transfertë
E ardhmja e Paulo Dybalas te Roma është shndërruar në një rebus i mbetur pezull mes fushës dhe zemrës.
‘La Joya’ që ëndërronte një fund sezoni si lider i skuadrës për të blinduar rinovimin e kontratës së tij, tani e sheh veten se duhet të bëjë llogaritë me dëmtimin e radhës dhe që ka ngrirë çdo tratativë.
Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’, pavarësisht se futbollisti është shfaqur i disponueshëm për të diskutuar çështjen e pagës vetëm që të qëndrojë te klubi verdhekuq me dëshirën për të fituar një trofe në kryeqytetin italian, klubi roman zgjodhi të tregohet i kujdesshëm; asnjë nënshkrim kontratë dhe vendimet shtyhen për në qershor.
Në këtë klimë pasigurie, po bëhet gjithnjë e më i fortë presioni i Boca Juniors, që ka shfaqur gatishmërinë të kthejë Dybalën në Argjentinë duke shfrytëzuar anën emotivo. është ky një film me tension të lartë për tifozët e Romës që presin të kuptojnë fatin e Dybalës, nëse do të jetë ende në Olimpico apo do të jetë përtej oqeanit.
Top Channel