Tifozët e Lazios do të vazhdojnë protestën e tyre, pavarësisht apelit të bërë nga trajneri Sarri dhe futbollistët e skuadrës që nënvizuan edhe pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Italisë rëndësinë e mbështetjes së tyre.

Grupimi i tifozerisë së organizuar të Lazios në fakt ka vendosur të mos jetë në tribunat e Olimpicos as në ndeshjen kundër Sassuolos e programuar të luhet të hënën në 9 mars.

Por këtë herë nuk do të ketë as mbledhje të tifozerisë në Ponte Milvio që ishte bërë një lëvizje klasike, për ta bërë akoma më të ndjeshme protestën ndaj drejtuesve të klubit dhe për t’u treguar një qyteti të tërë dhe institucioneve që boshatisja e stadiumit ka shumë ndikim edhe në ekonominë lokale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB