Impakti i menjëhershëm te Milani? E prisja, për këtë erdha këtu-kështu është shprehur mesfushori i Milanit Adrien Rabiot në një intervistë të dhënë për revistën Undici teksa foli për aventurën e tij te Milani.

‘Nuk jam një futbollist egoist, por një lojtar që punon për grupin; mendoj për të mirën e skuadrës si në fushë, ashtu edhe jashtë saj-vijoi Rabiot-personalisht nuk besoj se një futbollist mund të ndryshojë skuadrën, por është e vërtetë që mund të japë një lloj kontributi. Mendoj se me mua në fushë, skuadra është më e përqendruar, sepse i ndihmoj djemtë me zërin tim,  për t’i mbajtur në rrugën e duhur, për të dhënë shembullin, me një vrapim më shumë apo me një rrëshqitje më shumë. Dhe kjo bën diferencën, sepse djemtë thonë ‘ok, nëse e bën ai, duhet ta bëjmë edhe ne’’.

Mesfushori i Milanit e konsideron veten si një shembull për të rinjtë.

‘Zgjodha ta interpretoj futbollin në këtë mënyrë; duke qëndruar i fokusuar duke lënë mënjanë çdo shpërqendrim-shtoi Rabiot-jam i kënaqur që mund të them se jam një shembull; në fushë ndihem me anë të zërit, çdo mëngjes vij në stërvitje me objektivin për të dhënë maksimumin dhe më pas jam i vëmendshëm pas kurave, terapive, ushqimit, gjumit. janë të gjitha aspejte që janë pjesë e këtij profesioni; të stërvitesh dhe të pushosh mirë. Nëse nuk pushon dhe bën xhiro, nuk do të kesh bërë gjithçka mundesh’

Por te Milani ka edhe futbollistë të tjerë të rëndësishëm.

‘Nëse jemi këtu ku jemi, do të thotë që jemi të fortë, që kemi cilësi dhe këto janë gjëra duhet t’i tregojmë-tha Rabiot-për këtë arsye është e dobishme të provojmë, ndonjëherë të rrezikojmë disa gjëra dhe për ta bërë këtë duhet të kemi besim te vetja’.

Më pas Adrien Rabiot foli për Luka Modric.

‘I dinim cilësitë e tij, mua më ka habitur fakti që ai është në gjendje të vrapojë për 90 minuta para e mbrapa-tha Rabiot-kjo nuk është diçka e sigurt për dikë që është në moshën. 40 vjeçare, ka një fizik të jashtëzakonshëm’

Padyshim që për francezin ishte e paevitueshme të fliste për raportet e tij më trajnerin Allegri, fillimisht te Juventusi dhe tani te Milani.

Trajneri ka mbetur gjithnjë i njëjti, ndoshta tani është më i qetë-tha mesfushori kuqezi-me të kemi ambicien për të bërë mirë, të japim maksimumin, për t’u stërvitur 100% dhe për të luajtur çdo ndeshje si të jetë e fundit’

Për Rabiot, Zlatan Ibrahimovic, është një shembull.

‘Për mua Ibra ka qenë gjithnjë një shembull, ka qenë për të gjithë. Edhe vetëm duke e parë, mësoje për menaxhimin e përgjegjësisë, për marrjen e vendimeve, për të qenë i fortë mentalisht. Jam i kënaqur që e rigjeta këtu-deklaroi Rabiot

Dhe në fund, Adrien Rabiot bëri të ditur objektivat e tij për të ardhmen.

Dua të vazhdoj të fitoj, për këtë luaj futboll; për sfidat, për të kaluar kufijtë-tha Rabiot-dua të shkruaj emrin tim në historinë e çdo klubi për të cilën kam luajtur; e bëra te PSG dhe Juventus, te Marseille nuk munda dot se qëndrova vetëm 1 vit. Tani dua ta  bëj këtë te Milani; është një objektiv i rëndësishëm për mua. Pastaj do të mendoj për Kupën e Botës, fitorja e së cilës është objektivi më i bukur i çdo futbollisti’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB