Infantino: Lojtarët që mbulojnë gojën kur debatojnë me kundërshtarin do përjashtohen…kur nuk fyejnë pse fshihen
Java e 27 e Serie A sheh që Roma pa t’i sfumohej mundësia e shkëputjes nga Juventusit në garën për zonën Champions. Në Olimpico skuadrat dhuruan spektakël në fushën e lojës por në fund të 90 minutëshit nuk pati fitues pasi rezultati përfundimtar ishte 3-3.
Ndeshja ishte vibruese që nga fillimi me verdhekuqtë që ishin të rrezikshëm falë treshes Pisilli-Pellegrini dhe Malen duke qenë të paparashikueshëm dhe ishte pikërisht kapiteni ai që iu afrua shumë golit.
Në anën tjetër, Yildiz shkundi Juventusin që gjithsesi në minutën e 39 u ndëshkua. Pisilli vodhi topin dhe ëesley shënoi një gol kryevepër duke i dhënë avantazhin 1-0 Romës, një avantazh që verdhekuqtë e ruajtën deri në fundin e pjesës së parë. Me fillimin e 45 minutave të dyta, Juventus barazoi në 1-1 me Conceiçao me një gjuajtje të fortë, një gol që nuk e tronditi Romën, me skuadrën e Gasperinit që në minutën e 54 u kthye në avantazh me golin e N’Dicka pas ekzekutimit të një goditje këndi. Ndërsa në minutën e 65, verdhekuqtë u duk se i mbyllën llogaritë teksa shënuan golin e tretë me Malen duke e çuar rezultatin në 3-1 pas një kundërsulmi.
Por Juventusi kishte ende për të thënë. Në minutën e 78 një gabim i Celik solli golin e Boga me bardhezinjtë që shkurtuan diferencën në 3-2, ndërsa në minutën e 93 Gatti shpëtoi Juventusin duke barazuar shifrat në 3-3 me skuadrat që në fushën e lojës me nga 1 pikë secili me Romën që me 51 pikë mbetet 4 pikë para Juventusit me këtë të fundit që e sheh veten të zbresë në vendin e 6 me 47 pikë duke u parakaluar nga Como.
Top Channel