Lëvizja Vetëvendosje propozon Kurtin për formimin e qeverisë, depoziton kërkesën te presidentja Osmani
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në fjalën e saj të parë pas zgjedhjes tha se detyra e deputetëve është tu shërbejnë qytetarëve.
“Pavarësisht se dallimet tona janë reale, qëllimet janë të përbashkëta”, u shpreh ajo.
Më tej Haxhiu foli edhe për seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ku shprehu se dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer krime në vendin tonë dhe se pret që ish-krerët të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre në Kosovë.
Më tej ajo shprehu sot vihet “Ju ftoj që debatet t’i zhvillojmë me argumente, nuk është e nevojshme të mendojmë njësoj, por është e rëndësishme të punojmë për një qëllim. Sot këtu vijmë pasi gjatë tërë ditës kishim seancën ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Dihet kush ka qenë agresori, dihet kush ka kryer krime në vendin tonë. Ato krime janë kryer nga Serbia që asnjëherë nuk u dënuan. Ne presim që ish-krerët e UÇK-së të kthehen sa më shpejt në vendin e tyre dhe familjet e tyre”, tha kryetarja e sapozgjedhur e Kuvendit të Kosovës.
Top Channel