“Thaçi është i pafajshëm, ky është pozicioni juaj fillestar”, Rama publikon pjesë nga mbrojtja e ish-Presidentit: Ja arsyeja kur flet përballë idiotësisë ndërkombëtare Vijoi për rreth katër orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, dhe më pas para Kuvendit.
Protesta u shoqërua me hedhje molotovësh dhe lëndësh piroteknike nga protestuesit drejt forcave të rendit, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë.
Tensionet ishin të larta dhe nga protesta mbetën të lënduar 16 efektivë policie.
Ndërkohë, i lënduar ka mbetur edhe deputeti Bledion Nallbati. Deputeti është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ku është shoqëruar nga kolegët e tij, ndërsa sipas Partisë Demokratike, ai ka marrë lëndime në kokë.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, përcolli nga vendngjarja pamje të arrestimit të protestuesve, të cilët hodhën sende të forta drejt policisë.
Jo vetëm me forcat e rendit, por protestuesit u përplasën edhe me qytetarët në rrugë, duke mos i lejuar këta të fundit të largoheshin.
Ministrja e Brendshme, Koçiu, tha se forca nuk duhet të jetë mjet në protestë, ndërsa kreu i PD-së paralajmëroi një tjetër protestë më 20 shkurt.
Top Channel