Pa gurë dhe pa ujë me presion/ Vijon në tone paqësore protesta sot në Tiranë, tubuesit largohen nga Ministria e Arsimit, rigrumbullohen te Kryeministria

21/10/2026 14:35

Protestuesit kanë nisur që të largohen nga Ministria e Arsimit pas një ore aty, për t’u zhvendosur te Kryeministria.

Ndryshe nga tetë ditët e mëparshme të protestës, ditën e sotme nuk ka patur sulme ndaj Ministrisë apo dhe ndaj policisë. Nuk ka patur përplasje me gurë, molotov, ujë dhe gaz lotsjellës.

Deri në këto momente (14:36), ka patur vetëm marshime paqësore, ku të rinjtë dhe jo vetëm kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, apo kanë thirrur për ‘dorëheqje’.

Gjatë këtij marshimi, protestuesit u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve nga qytetet e tjera të Shqipërisë që t’i bashkohen protestës. Gjithashtu i kanë bërë thirrje edhe diasporës që t’i mbështetësin.

Top Channel