Djali i Thiago Silvas, i konsideruar si talenti më i madh i akademisë së Chelsea, do të debutojë me Anglinë
Myrto Uzuni mund të largohet nga Austin FC në Major League Soccer në SHBA për t’u transferuar në Turqi. Kjo është ajo që thonë të paktën mediat turke sipas së cilës, sulmuesi i kombëtares shqiptare është një prioritet i trajnerit Fetih Tekke i Trabzonsporit ku aktivizohet edhe mesfushori Ernest Muçi.
Gjithnjë sipas mediave në Turqi, Trabzonspor po punon për të sjellë në skuadër dy futbollistë krahu me klubin që kontaktoi shkroi 2 emra në listën e dëshirave ishin Myrto Uzuni dhe Edvin Austbo.
Por sulmuesi aktual i Austin FC është prioriteti kryesor, ndërkohë që Austbo shihet si alternativë nëse dështohet tratativa
Pritshmëritë për Uzunin që të kontribuojë direkt në repartin ofensiv të skuadrës ka bërë që stafi teknik të lëvizë në këtë drejtim dhe të hedhin sytë në drejtim të sulmuesit kuqezi.
Top Channel