Qendërmbrojtësi spanjoll është kreu i një grupi investitorësh që kanë shprehur interes për të blerë Sevillan, megjithatë, ka shumë të ngjarë që ai të rikthehet në listën e lojtarëve të ekipit të Matias Almeida, i cili rrezikon rënien nga kategoria.

Së bashku me ekipin e fundit në renditje, Oviedo, ata janë ekipi me më shumë humbje në La Liga, pas 22 ndeshjeve janë mposhtur 12 herë (ndërsa kanë 7 fitore dhe 3 barazime) dhe me 24 pikët që kanë grumbulluar, Sevilla është vetëm +2 nga zona e rrezikut. Në të njëjtën kohë, ekipi andaluzian është përballur me probleme serioze financiare për disa muaj, të cilat e kanë çuar atë në prag të kolapsit, dhe jashtë fushës, me Sergio Ramos që shfaqet si një Zot për të ofruar zgjidhje në të gjitha nivelet.

Në moshën 38-vjeçare, ish-kapiteni i Sevillas ka shprehur zyrtarisht interesin e tij për të marrë drejtimin e ekipit (si kreu i një grupi biznesmenësh) me negociatat që janë duke u zhvilluar dhe pritet të përfundojnë deri në fillim të verës.

Megjithatë, përpara se të “blejë” ekipin e zemrës së tij, Ramos është shumë afër të veshë përsëri fanellën e saj për të tretën herë. Ekipi i Matias Almeida ka mbrojtjen më të keqe në La Liga (37 gola të pësuar) dhe duke pasur një kufizim transferimesh, ai mund të sigurojë vetëm lojtarë të lirë me parametra zero!

Paratë për Ramosin në këtë kohë janë gjëja e fundit në mendjen e tij, por e vetmja pengesë që ekziston është legjislacioni sportiv i Spanjës. Ku pas asaj që ndodhi me Gerard Pique dhe Superkupën (kompania e ish-lojtarit të Barcelonës ia kishte shitur të drejtat e eventit Arabisë Saudite), atletët aktivë ndalohen të kenë marrëdhënie tregtare me eventet në të cilat marrin pjesë. Megjithatë, afatet kohore në lidhje me procesin e shitjes së klubit tregojnë për muajin qershor, gjë që i bën dy pronat të pajtueshme nga ana kohore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB