N’golo Kante largohet nga Al ittihad dhe Arabia Saudite për të ndërmarrë një aventurë të re në Turqi duke u transferuar te Fenerbahce, me synimin për të ruajtur vendin e tij në kombëtaren franceze kur kanë mbetur edhe pak muaj nga kampionati botëror i futbollit.

Në fakt transferimi i tij ishte parashikuar të bëhej ditën e hënë, por u shty. Fenerbahçe që donte të shkëmbente sulmuesin e tij En Nesyri me francezin akuzoi Al Ittihad se kishte dhënë informacione jo të sakta gjatë regjistrimit të transaksionit në softëare dedikuar FIFA-s duke penguar plotësimin e dokumentacionit brenda kohës së parashikuar

Kjo çështje u zgjidh ditën e martë pas ndërmjetësimit të FIFA sipas disa burimeve. Por presidenti i Fenerbahçe, Sadettin Saran falënderoi edhe presidentin turk Reccep Tayip Erdogan për mbështetjen e fotrë që solli edhe në zgjidhjen pozitive të kësaj çështjeje.

Pas dy vitesh e gjysmë te Al Ittihad, mesfushori francez do të shkojë te skuadra e vendit të dytë në kampionatin turk, pas eksperiencave të tij në Francë, Angli dhe Arabinë Saudite. Futbollisti i përfaqësueses franceze ka nënshkruar me Fenerbahçe një kontratë deri në qershor të 2028 por vështrimi i tij është drejtuar tek eventi i madh i kësaj vere Botërori i SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB