Leo Messi ka një ofertë nga Newells për t’u rikthyer në qytetin e tij të lindjes dhe për të luajtur të paktën gjysmë sezoni atje. Plani nuk është i thjeshtë, por e gjithë Argjentina është gati ta mbështesë atë.

Zëvendëspresidenti i Newells, klubit argjentinas ku Leo Messi (38 vjeç) filloi hapat e parë të futbollit, zbuloi se po bashkëpunojnë me shtetin për rikthimin e ndoshta lojtarit më të madh në histori.

Ideja është që Messi të kthehet në shtëpi në vitin 2027, kur do të jetë saktësisht 40 vjeç, megjithëse do të jetë nën kontratë me Interin nga Miami deri në fund të vitit 2028. Ideja e argjentinasve është që Leo të kthehet në fillim të atij viti dhe të luajë gjysmë sezoni, pastaj të kthehet në verë te Interi dhe të përfundojë vitin garues atje.

“Po punojmë që Leo të luajë për Newells në pjesën e parë të sezonit 2027, por për momentin nuk ka asgjë më shumë se kaq “, tha zëvendëspresidenti i klubit Juan Manuel Medina për TN.

I gjithë projekti thuhet se mbështetet nga qyteti i lindjes së Messit, Rosario, si dhe nga Federata Argjentinase e Futbollit. Që Leo të kthehet në shtëpi për herë të parë që nga viti 2000, është e nevojshme të arrihen një sërë objektivash, para së gjithash t’i mundësohet familjes së tij të jetojë pa u shqetësuar në fshat dhe qytet ku nuk ka jetuar për 25 vjet. Përveç kësaj, do të jetë e nevojshme të zhvillohet infrastruktura.

“Është një projekt që shkon përtej Newells. Është një projekt i qytetit të Rosario-s, provincës dhe futbollit argjentinas. Gjithçka varet nga ajo që mund të ofrojmë në aspektin e infrastrukturës dhe një projekti sportiv konkurrues. U diskutua, ideja u prezantua, por për momentin nuk ka vendime përfundimtare”, tha Medina.

Messi e mori propozimin dhe megjithëse duket romantik dhe i ndërlikuar, është e sigurt se ai do ta mendojë këtë në periudhën në vijim. Si mund të duket kjo? Në një kohë, Messi ndezi imagjinatën e tifozëve kur veshi fanellën e Newell me numrin “dhjetë” në kujtim të Diego Maradonës, pas vdekjes së argjentinasit të famshëm. Ai festoi një gol në ndeshjen kundër Barcelonës duke veshur fanellën e klubit të qytetit të tij të lindjes dhe I emocionoi të gjithë tifozët në Rosario.

Maradona e veshi atë fanellë me numrin 10-të në sezonin 1993/94, në prag të Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara. A do ta shohim Mesian me këto ngjyra pas një viti?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB