Pas fitores me Bolognan, Allegri: Ishte e rëndësishme të arrinim 50 pikë, ndeshje që duhej marrë seriozisht
Milani ishte shumë pranë nënshkrimit me sulmuesin e Crystal Palace, Mateta në merkaton e këtij muaji, por në fund u tërhoq për shkak të një problemi në gju të futbollistit që duket se do t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare foli për dështimin e këtij operacioni në prag të ndeshjes mes Milanit dhe Bolognas dhe arsyet që çuan në këtë përfundim.
‘Operacioni Mateta kishte të bënte me të ardhmen dhe jo me të tashmen-tha Igli Tare për DAZN-duke zhvilluar bisedimet pamë që kishte një hapësirë për ta sjellë më shpejt në Milano dhe u përpoqëm t’ia dilnim. Por duke kryer vizitat mjekësore konstatuam këtë problem fizik të futbollistit dhe vendosëm të mos e vazhdonim këtë operacion. Për të ardhmen të shohim’
Top Channel