FOTOT/ Mungesa e Sali Berishës në Kuvend, ja kush e merr në dorë drejtimin e opozitës. Çfarë nuk u pa nga seanca

27/01/2026 12:04

Në një seancë plenare të ngarkuar me 19 projektligje të futura në rend dite, nuk kaloi pa u vënë re mungesa e liderit të demokratëve, Sali Berishës.

Teksa kryedemokrati ndodhet në Strasburg, Gazment Bardhi, Luçiano Boçi dhe Jorida Tabaku ishin të vetmit deputetë që folën për procedurë.

Sikurse duket në fotot e shkrepura nga LSA, duket teksa Bardhi, Boçi dhe Tabaku konsultohen me njëri-tjetrin.

Ngarkesa me 19 projektligje brenda një dite, u bë shkak që seanca të hapej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili kërkoi që secili projektligj të marrë kohën e duhur për debate dhe diskutime.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB